Ndertimi i shkolles pyjore në vitin 1959-1960 me nje kohezgjatje 2-vjecare, si dhe pajisja me laboratore dhe kabinete te ngritura nga vet mesuesit, prania e nje konvikti perballe saj, bene te mundur qe ne bankat e shkolles gjate 50 viteve te ulen 5396 nxenes, ku 365 prej tyre ishin nxenes me korrespondece, pjesa derrmuese e te cileve punojne prane drejtorive te sherbimit pyjor ne Shqiperi si teknike, por edhe si inxhinier pyjesh e perpunim druri, pasi kjo shkolle per disa dekada ka qene edhe furnizuesja kryesore e Fakultetit te Pyjeve…
Synon të përgatisë nxënësit në dy drejtime:
Bashkimi i formimit shkencor profesional me formimin qytetar dhe njerëzor.
Eksperiencë 60 vjecare në mësimdhënie dhe kontribut i çmuar në mbjelljen e fidanëve pyjor e në krijimin e masiveve të gjelbra.
Staf pedagogjik i trajnuar me metodat më të avancuara të mesimdhenies.
Dëshmi e një tradite jo vetëm për arsimin, por edhe vëmendjen ndaj mjedisit.
Na kontaktoni për të marrë të gjitha informacionet e nevojshme për të filluar rrugëtimin tuaj arsimor me ne.
Mos humbisni mundësinë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në një sektor të rëndësishëm dhe në zhvillim!
Urime 60 vjetorin shkolla e mesme pyjore, shkolla ku une Ali Buçpapa (Mixha) kam patur nderin te jem maturant ne vitin 1970. Dashuri dhe respekt per stafin aktual qe gjithashtu do kene nderin te festojne kete 60 vjetor te asaj shkolle.
Shkolla e Mesme Pyjore me mesuesit e saj te mrekullueshem, qyteti i Shkodres me magjine e saj, luajten nje rol paresor ne rrugetimin tone si qytetar dhe si pylltar! Do t'i jemi mirenjohes gjithe jeten! Me admirim dhe respekt nga ish nxenesi i viteve 1966-1970.
Kam mbaruar ne kete shkolle dhe kam nostalgji per ato vite. Kujtoj me respekt mesuesit e mi shume te devotshem si Veneranda Kojen, Adem Balen, Emi Ura, ing Zef Shpori, Zef Stajka, Vangjel Dalla, Shuk voci, Fejzi Zaganjori etj si dhe drejtuesit Fejzi Ceka e Gazmend Llazani.
Ju falenderoj nga zemra, ka qene nder dhe privilegj per mua te jem drejtues ne te vetmen Shkolle Kombetare te Pyjeve ne Shqiperi. Respekte
Shkolla e Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini”, institucioni lider në rajon dhe një shkollë me emër ne vend duke bashkuar formimin shkencor profesional me formimin qytetar dhe njerëzor.
Created by Future Block. All Rights Reserved.