Kryefaqe > Rreth Nesh
Ne vitin shkollor 1959-1960 , kurseve dhe shkollave profesionale ne Shkoder iu shtua edhe shkolla pyjore,me 51 nxenes dhe me nje kohezgjatje 2-vjecare.
Pasuria e madhe pyjore e kullosore dhe kushtet e pershtatshme klimatike, ekologjike e mjedisore te Shqiperise kerkonin nje trajtim shkencor qe t’i paraprinte pervojes se pylltareve te vendit tone.Te gjitha keto sebashku imponuan qe shkolla pyjore ne vitin shkollor 1963-1964 te emertohej “Teknikum Pyjor” dhe te kalonte ne sistemin 4 vjecar,duke krijuar profilin e nje shkolle serioze me dy dege:Silvikulture dhe Shfrytezim pyjor.
Kalimi i teknikumit pyjor ne kete kohezgjatje u shoqerua vit pas viti e dekade pas dekade dhe me permiresimin e programeve mesimore e me hapjen e degeve te reja. Keshtu ,ne vitet shkollore 1970-1971,u hap dega e frutikutures, 1976-1977 ajo bujqesore (1979-1980 e agronomise), 1984-1985 dega e perime-luleve etj.Ne vitin shkollor 1991-1992 shkolla pyjore kaloi ne sistemin 5–vjecar.
Ndertimi i shkolles pyjore dhe paisja me laboratore dhe kabinete te ngritura nga vet mesuesit , por edhe i nje konvikti perballe saj sipas kerkesave te kohes ,bene te mundur qe ne bankat e shkolles gjate 50 viteve te ulen 5396 nxenes ,perfshire ketu edhe 365 nxenes me korrespondece ,ose mbi 100 nxenes ne vit ,pjesa derrmuese e te cileve punojne prane drejtorive te sherbimit pyjor qe nga Konispoli e deri ne Vermosh,si teknike, por edhe si inxhinier pyjesh e perpunim druri ,pasi kjo shkolle per disa dekada ka qene edhe furnizuesja kryesore e Fakultetit te Pyjeve. Pas vitit 1991, me nderrimin e sistemit shoqerore edhe shkolla teknike pyjore pesoi ndryshime ne strukture dhe permbajtje duke i dhene me shume hapesire pergatitjes teorike,shkencore e asaj profesionale me synimin per t’i aftesuar nxenesit gjthnje e me mire qe t’i pergjigjeshin kerkesave te tregut te punes.
Trajnimet ne 50% te stafit pedagogjik te shkolles pyjore ne shkollat perendimore analoge,vecanerisht ne Itali,Gjermani,Greqi e Danimarke,por edhe ato brenda vendit, hapen horizontet e reja bene te mundur qe mesuesit tane te perthithin shume nga metodat me te avancuara te mesimdhenies.
Ne 60 vite jete, nxenesit e kesaj shkolle, vecanerisht ato te profilit pyjor, kane dhene nje kontribut te cmuar ne mbjelljen e fidaneve pyjor e ne krijimin e masiveve te gjelbra.
Urime 60 vjetorin shkolla e mesme pyjore, shkolla ku une Ali Buçpapa (Mixha) kam patur nderin te jem maturant ne vitin 1970. Dashuri dhe respekt per stafin aktual qe gjithashtu do kene nderin te festojne kete 60 vjetor te asaj shkolle.
Shkolla e Mesme Pyjore me mesuesit e saj te mrekullueshem, qyteti i Shkodres me magjine e saj, luajten nje rol paresor ne rrugetimin tone si qytetar dhe si pylltar! Do t'i jemi mirenjohes gjithe jeten! Me admirim dhe respekt nga ish nxenesi i viteve 1966-1970.
Kam mbaruar ne kete shkolle dhe kam nostalgji per ato vite. Kujtoj me respekt mesuesit e mi shume te devotshem si Veneranda Kojen, Adem Balen, Emi Ura, ing Zef Shpori, Zef Stajka, Vangjel Dalla, Shuk voci, Fejzi Zaganjori etj si dhe drejtuesit Fejzi Ceka e Gazmend Llazani.
Ju falenderoj nga zemra, ka qene nder dhe privilegj per mua te jem drejtues ne te vetmen Shkolle Kombetare te Pyjeve ne Shqiperi. Respekte
Shkolla e Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini”, institucioni lider në rajon dhe një shkollë me emër ne vend duke bashkuar formimin shkencor profesional me formimin qytetar dhe njerëzor.
Created by Future Block. All Rights Reserved.